9.5 C
Tirana
E enjte, 16 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Qeveria “përzë” 14 mijë të vetëpunësuar, duke iu rritur taksat

    Ibrahimaj: 14 mijë profesionistë të vetëpunësuar do kalojnë në tatim progresiv deri në 23%, do paguajnë 17 mln euro shtesë

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se 2,5% të të ardhurave totale të parashikuara për 2023 do të arkëtohen nga paketa e re fiskale. Të ardhurat e tjera janë parashikuar nga mirëadministrimi fiskal dhe rritja ekonomike.

    Gjatë prezantimit të projektligjeve të paketës fiskale, konkretisht Ibrahimaj pohoi ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që synojnë futjen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit. Në total sipas ministres së Financave janë 14 mijë profesionistë të lirë të regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar me 0 zero tatim, që do të kalojnë me tatim progresiv deri në 23%.

    “Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve. Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029”, pohoi ministrja.

    Ndryshimet në projektligji parashikojnë edhe rritjen e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. “Pavarësisht se ndryshimi do të reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 deri 1,2 miliardë në vit, por nga ana tjetër do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, me mbi 1 miliard lekë, çka do të thotë më shumë konsum. Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës, të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit