5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qiraja, shumë e lartë për studentët: Nuk i përballojmë dot shpenzimet edhe pse punojmë

    Studentët kanë filluar të kërkojnë banesa me qira në kryeqytet në prag të fillimit të sezonit të ri shkollor 2022-2023.

    Por ata ngrenë shqetësimin se çmimet e apartamenteve me qira janë shumë të larta.

    “Kam bërë regjistrimin nga e para dhe pres të filloj shkollën. Supershtrenjtë.”

    “Janë shumë të shtrenjta”.

    Teksa vetë kosto e jetesës në kryeqytet është rritur për studentët është bërë edhe më e vështirë.

    Edhe pse njëkohësisht ndjekin studimet, ata edhe punojnë, por rroga që marrin në fund të muajit nuk u mjafton për të përballuar shpenzimet.

    “Janë shumë të shtrenjta. Jam në vit të dytë, këtu po jetoj por me vështirësi. Në punë dhe shkollë për të mbajtur veten tonë dhe mbijetuar.”

    Të tjerë shohin si alternative më ekonomike jetesën në konvikte.

    “Për momentin banoj te konviktet te “Qytet Studenti”. Me këto çmime nuk është shumë e zgjuar të marrësh shtëpi me qira.”

    Vala e rritjes së çmimeve në të gjitha sektorët mbetet një problem shqetësues për qytetarët, e në veçanti edhe për studentët të cilët ndejnë se nuk kanë asnjë mbështetje nga ana e qeverisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit