22.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Qirje Loverdhos kërcënon Shqipërinë, krah qirje Dules

    Politikanë dhe ish-ministra grekë vijojnë të kërcënojnë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes Beleri.

    Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

    Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

    Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë. Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit