11.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Qoftë torturuese dhimbja e saj”, komenti i profesoreshës për Mbretëreshën që trazoi rrjetin!

    Jeff Bezos ka kritikuar një profesoreshë universiteti që tha se shpresonte se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte ‘torturuese’.

    Komentet u bënë nga Dr. Uju Anya, profesoreshë e linguistikës dhe racës në universitetin Carnegie Mellon, pasi monarkja ishte në orët e saj të fundit para se të humbte jetën në moshën 96-vjeçare.

    Postimet e Dr. Anya që atëherë janë hequr për shkelje të rregullave të Twitter, por Jeff Bezos gjithsesi reagoi kundrejt tyre.

    “Kam dëgjuar se kryemonarkja e një perandorie që ka kryer gjenocid dhe perandori hajdute po vdes më në fund. Qoftë torturuese dhimbja e saj.”

    Bezos, i komentoi përpara se postimi të fshihej, duke shkruar:

    “Kjo vjen nga dikush që supozohet se po punon për ta bërë botën më të mirë. Nuk mendoj kështu. Uau.”

    Dr. Anya më pas vazhdoi të shprehet në Twitter duke thënë:

    “Nëse dikush pret që unë të shpreh diçka përveç përbuzjes për monarken që mbikëqyri një qeveri që sponsorizoi gjenocidin që masakroi dhe zhvendosi gjysmën e familjes sime, pasojat e të cilit njerëzi po i përjetojnë ende sot, mund të vazhdoni të ëndërroni.”

    Përveç Jeff Bezos që iu kundërvu profesoreshës, tashmë ka edhe një peticion kundër saj për “fyerje etnike”, ku kërkohet që Anya të mos japë më mësim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit