13.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Qytetarja i turret Berishës: Vetëm ty dhe Ramën nga mëngjesi në darke ju shikojmë në televizor

    Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha po mbante një komunikim me gazetarët, pranë ambienteve të Kuvendit ishte një qytetare, e cila u shfaq e revoltuar në përgjithësi me klasën politike.

    Ajo iu drejtua ish kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.

    Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje.

    Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.

    Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim

    Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.

    Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.

    Qytetarja: Nuk di kë të takoj

    Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia… Unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit