5.5 C
Tirana
E hënë, 11 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qytetarja: Ministrja ble xhaketë 3 mijë euro, po ne s’blejmë dot një palë mbathje

    Ka nisur rreth orës 11:00 protesta e paralajmëruar nga simpatizantët e PD-së Elbasan protesta kundër rritjes së cmimeve, përfshirë këtu dhe karburanteve.

    Qyetarët shprehen se me rritjen e cmimeve është bërë e vështirë përballimi i jetesës e ndërsa shprehen se janë të revoltuar edhe me “këshillat” që u jepen për kursim.

    “Po kur thotë ajo zonja: lani rrobat me 30 gradë. Po zonja i hedh se nuk blen rroba, i blen të shtrenjta 3000 euro një xhaketë kurse ne nuk blejmë dot një pale mbathje.

    Është bërë shumë e vështirë. Nuk mban më ujë pilafi. Boll më me këtë! Nuk e durojmë dot më” tha qytetarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit