1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qyteti më i pasur nën tokë në Shqipëri, me njerëzit më të varfër mbi tokë!

    E shihni këtë të moshuar?! Nënë Sania del çdo ditë shtigjeve e grykave të kodrave ku kamionët e minierave hedhin inertet pas seleksionimit të kromit në Bulqizë. Edhe pse në moshë të thyer përpiqet që mes gurëve syri t’i shohë një copë kromi të harruar e të pambledhur nga punëtorët. Gëzohet shumë kur gjen copa të tilla, pasi çdo gurë për të vlen si ushqimi i një vakti familjar.

    Sot 1 ton krom shitet nga kompanitë rreth 300 dollarë. Padyshim që në tregun e zi apo pranë kompanive, çmimi përgjysmohet. Në rastin më të mirë, nëse nënë Sania mbledh 30 kilogram në ditë, në shtëpi do të çojë rreth 5 mijë lekë të vjetra. Në Bulqizë nuk ka punë tjetër, i gjithë fati i qytetit është i lidhur me kromin.

    Një minator nxjerr në ditë si normë rreth 10 ton krom e barasvlefshme me 3 mijë dollarë fitim nga kompania. Një minator paguhet afro 500-600 mijë lekë të vjetra në muaj, pra ky sektor prodhon fitime të larta, ndërkohë që ata të cilët jetojnë me atë punë paguhen me shuma minimale. Fitimet për familjarët apo punëtorët e qytetit janë ekstremisht të ulta, ndaj varfëria është ulur këmbëkryq mbi ta.

    Ky është rezultati i një qyteti të pasur nën tokë. Ekonomia që ai prodhon është e lartë. Mirëpo, kjo ekonomi zinxhir është përqendruar në dorën e privatit, e shpesh herë në duart e njerëzve të lidhur me politikën. Miliona euro qarkullojnë çdo muaj e dalin nga Bulqiza për t’u mbyllur në bankat e Zvicrës, Qipros etj…

    Asnjë investim për qytetin, për rrugët e fshatrave ku kalojnë çdo ditë kamionët e shkatërrojnë çdo aks. Paraja që del nga Bulqiza, del e gjitha jashtë saj. Bashkia, e sidomos qeveria, përfitojnë nga renta minerare e kompanive, ku e investojnë atë? Ku e çojnë atë buxhet të mbledhur? Nëse nuk kanë këllqe ta shtetëzojnë industrinë e minierave, si e menaxhojnë paranë që vjen nga privati?

    Përgjigjia është e thjeshtë mesa duket, ndryshe kjo nënë nuk kishte pse të punonte!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit