29.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Racë e fortë, vetëm një kancer, zero me apandesit’, letra e rrallë e mjekut që vizitoi 20 mijë shqiptarë në Shkodrën e 1922

    Frederik William Burnham ishte një mjek ushtarak me gradën gjeneral, që bënte pjesë në forcat ndërkombëtare që u vendosën në Shkodër në fillim të viteve ’20.

    Së fundmi është publikuar një letër e tij, e cila mban datën 22 maj 1922, ku ai raporton për situatën në qytet. Në letër ndër të tjera shkruhet:

    “Zotërinj, gjatë më shumë se një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20.133 pacientë që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithë numrin e madh të pacientëve, asnjë rast me apandesit”.

    Më tej, gjenerali përpiqet të analizojë arsyet e këtyre shifrave të pazakonta:

    “Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen kryesisht me perime, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Për mendimin tim, këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë”.

    Dr. Frederik William Burnham si çdo shkencëtar vijon me detaje:

    “Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrazjes së stomakut duke dalë jashtë deri tre herë në ditë. Në fakt, ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo me mish.
    Siç kam vënë në dukje më herët, me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës. Si rrjedhim kjo depoziton helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit”.

    Sipas kësaj dëshmie, Shqipëria e 1922 kishte një rast kanceri në 20 mijë pacientë dhe shqiptarët e veriut, megjithëse të varfër, rezultojnë një prej racave me shëndetin më të fortë.

    Po sot? A janë shqiptarët një racë e fortë dhe energjike si stërgjyshërit e tyre? Ndryshimi i jetesës dhe në veçanti, ushqimi jashtëzakonisht i dëmshëm që po konsumojmë ka bërë që sëmundjet të jenë alarmante në shifrat e tyre.

    Edhe një detaj tjetër, vihet në pah nga hulumtuesi i arkivave, Auron Tare, i cili ka publikuar letrën:

    “Nuk e di nëse shqiptarët e njohin apo i janë mirënjohës veprës së këtij gjenerali kanadez i cili për një vit ka trajtuar 20 mijë pacientë. Ndoshta nuk është vonë që emri i tij të jetë në ndonjë rrugë të Shkodrës për punën e tij humane në dobi të popullatës së veriut” – shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit