9.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Racizmi i ndyrë shqiptar, që shfaqet herë pas here publikisht

    Një foto që duhej të tregonte festën e fëmijëve për Abetaren, është kthyer në një turp, që ka trazuar rrjetin.

    Foto është shkrepur në Pejë.

    Në të shihet se si disa fëmijë të komunitetit rom, janë lënë mënjanë Festës së Abetares.

    Ata “festojnë” më vete fëmijëve të tjerë.

    Foto ka ndezur debatin në rrjet dhe shumë qytetarë shprehen se kjo është një pamje e turpshme.

    “Kjo është prej forografive më të dhimbshme të kësaj natyre që më kanë pa sytë viteve të fundit. Me pasë Ministri të Arsimit të përgjegjshme, kjo shkollë kish shku në reformë të thellë qysh nesër. Për mësuesen spo di çka me thanë, e as spo muj me kuptu çka ka mendu me këtë gjest?!

    Komuna e Pejës e ka obligim me e përsëritë Festën e Abetares edhe një herë, e këta nxënës që janë veçu, me i pozicionu në rreshtin e parë. Nëse dojnë me tregu që përnime ua ndinë për këtë turp që ka ndodhë”, shkruan gazetari Albatrit Matoshi.

    Foto në fakt, tregon racizmin e hapur shqiptar, që shfaqet herë pas here.

    Mjafton këtu të kujtojmë se prej muajsh në mediat shqiptare jepet alarmi se Shqipëria po “pushtohet” nga afganët dhe bangladeshasit, a thua se ata janë racë inferiore, në krahasim me racën tonë “ariane”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit