25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama “armatos” Shqipërinë me satelitë e dronë ushtarakë

    Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që është i bindur për dërgimin e satelitëve në hapësirë, por me ambicie thotë se do të marrim dronë të armatosur.

    Satelitin, kryeministri e cilëson “një sy që i sheh të gjitha” dhe thotë se falë tij mund të krijojmë një bazë të plotë të të dhënave.

    “Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, sepse satelitët do të kenë mundësi të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës.

    Do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Do të jetë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të identifikojë dhe vërtetojë të gjitha të mbjellat. Nuk do të vish më me një titull pronësie të një toke që nuk e ke punuar asnjëherë dhe të vish të kërkosh naftë.

    Do të krijojmë bazë të dhënash që do të na japë mundësi të bëjmë shumë analiza, në funksion të programimit për të nesërmen. Do të kemi konkluzione shumë më të shpejta se sa vëzhgimi me sy. E njëjta gjë për zjarret, prerjet e pyjeve, vëzhgimin e lumenjve”.

    Sipas kryeministrit, shumë shpejt, flotës tonë do t’i shtohen dhe dronët e armatosur:

    “Me zhvillimet e reja kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemantaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion.

    Nuk ka qenë një proces i lehtë janë angazhuar disa institucione në koordinim nga Ministria e Mbrojtjes. Qysh prej vitit që vjen pozicionin tonë në luftën e kontrollit të plotë të monitorit. Shtetit shqiptar janë më të fortë me këto instrumenta”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit