26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama bëri një Shqipërinë dhe Kosovën

    Nga Edmond Arizaj

    Nuk ka arritje tjetër më të madhe se kjo. Mbështjellë me delir, me pasion, me ankth, me superioritet, me elokuencë, me dashuri a urrejtje, i dëshiruar për të qenë në një rang me idhujt e tij që aq shumë i përmend, a për të lënë gjurmë më të thella se evropianë që nuk i llogarit, por fati i ka bërë drejtues të shteteve të mëdha, ç’rëndësi kanë këto?!

    A ishte për një mik si Hashim Thaçi, a ishte për vete, a ishte për të treguar frustrimin përballë burokratësh, a ishte për të mbrojtur, apo për të sulmuar, ç’rëndësi kanë këto?!

    Nëse fjalimi në Asamblenë e KiE pati disa reagime negative, nëse shumëkush brenda e jashtë Shqipërisë u zvogëlua më shumë teksa e dëgjonte, teksa gërr-mërrësit patologjikë shkarravitën nxitimthi, teksa politika shkumëzoi, ç’rëndësi kanë këto?!

    Tek e fundit, asgjë mos ndodhttë! Hashim Thaçi, bashkë me bacën Jakup e me të tjerët edhe mund të bëjnë vite burgu, ata dikur ishin gati edhe të vriteshin! Mesazhi i dhënë nga Edi Rama, ishte kumbues: Shqipëria është Kosovë, Kosova është Shqipëri. Janë Një! Pas kësaj, çdo gjë tjetër ka zgjidhje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit