16.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë “kundër” BE-së me një editorial në median gjermane

    Në një editorial të përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, propozojnë një qasje të re strategjike për avancimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    Në fokus të tyre është integrimi i përshpejtuar i vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen, pa cenuar strukturat vendimmarrëse të Unionit dhe pa përdorur të drejta vetoje.

    Sipas liderëve, kjo formulë do të sjellë përfitime direkte për qytetarët, ndërsa forcon pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së.

    Rama dhe Vuçiç theksojnë se, që nga viti 2013, nuk është anëtarësuar asnjë shtet i ri në BE, për shkak të sfidave të brendshme të unionit, tensioneve gjeopolitike dhe shqetësimeve institucionale.

    “Ky realitet i zgjatur ka dekurajuar shumë vende dhe qytetarë, por nuk duhet të ndalojë progresin,” shkruajnë ata.

    Sipas editorialit:

    -Zgjerimi ka qenë një motor transformues për demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.

    -Ballkani Perëndimor mbetet rajoni ku perspektiva e anëtarësimit nxit reforma, investime dhe pajtim.

    -Një proces i vonuar ose i bllokuar do të ishte i gabuar dhe kundërproduktive, ndërsa vendet kandidate janë të gatshme për të përmbushur standardet e BE-së.

    Editoriali thekson se përparimi nuk mund të mbështetet vetëm në besim, por duhet të përputhet me reforma të thella dhe shpesh të dhimbshme, të cilat janë të kushtueshme dhe politikisht të vështira, por me një qëllim të vlefshëm: anëtarësimi i plotë në BE.

    Rama dhe Vuçiç propozojnë një model praktik dhe të qëndrueshëm, ku integrimi i përshpejtuar nuk kërkon ndryshime në strukturat e votimit, komisionerë shtesë apo të drejta vetoje.

    Ata argumentojnë se zgjerimi i BE-së nuk është akt bamirësie, por investim strategjik për të dyja palët: BE-ja fiton tregje, talent dhe stabilitet, ndërsa vendet e reja fitojnë prosperitet, siguri dhe zë në politikën evropiane.

    Sipas tyre, ballkani dhe Evropa kanë mundësi të shndërrojnë këtë tension institucional në një histori suksesi, duke forcuar unitetin dhe diversitetin e Unionit.

    Editorialin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit