12.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Diplomacia merr hov: Rama do emërojë Mustafa Nanon ambasador në Zvicër, Fate Velajn në Vjenë

    Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension.

    Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit.

    Sipas Top Channel në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

    Një prej deputetëve, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se Ilir Gjoni, aktualisht ambasador në Zvicër, propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

    Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti Mustafa Nano, i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

    Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi, aktualisht ambasador në Malin e Zi.

    Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

    Ish- nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

    Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

    Ervin Bushati, ish- deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

    Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.

    Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon kuvendit.

    Të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj.

    Top Channel

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit