15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama “dorëzohet” përballë pedagogëve

    Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pedagogëve të cilët ditën e sotme po protestojnë jashtë ambienteve të Universitetit Politeknik.

    Teksa ishte duke folur në një aktivitet te Universiteti Bujqësore, Rama tha se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%.

    Më tej, kryeministri theksoi se pas kësaj rritje do të jenë vetë Universitetet ato të cilat do të kenë të drejtën të vendosin një tavan për pagat e stafit.

    “Pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bënë vetes rrogën edhe 2-fish, edhe 3-fish edhe 4-fish edhe 5-fish.

    Janë fondet e vetëfinancimit, evropiane dhe universitetet e tjera private. Këtu sdua të thellohem se ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Kjo është temë tjetër. Sa shumë pra, potencial ka universiteti, për këtë e thashë.

    Përpara kishim 44 pedagog në akses në fondet europiane, sot nga rreth 800 që janë sot te Universiteti i Tiranës mbi 400 kanë akses te fondet e BE-së. Kjo është falë profesionalizmit të tyre, eskperiencës së tyre dhe ndërkombëtarizimit të vendit.

    Mund të marrim shumë më tepër, por ama ishim të fundit në fund të pusit. Sot s’jemi te të parët, por jemi duke hedhur hapa falë angazhimit të rektorëve.

    Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeversië për 7%, por universiteti do t’i njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vetë. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.

    Pedagogët paralajmëruan se më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor nëse nuk u plotësohen kushtet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit