Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pasi kryeministrit Edi Rama e thumboi përmes një postimi në “X”, teksa shkruan se është e papranueshme sesi një zëdhënëse e opinionit publik përdor një gjuhë të tillë dhe me “injorancë të ububushme”.
Thumbimi i Ramës për gazetaren, erdhi pasi kjo e fundit e ka quajtur kryeministrin si: “Mbreti lakuriq” dhe sipas saj, “Po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur…”.
Por pas reagimit të kryeministrit, Lala i ka hapur sfidë Ramës, teksa shkruan se duhet që t’i dërgojë një foto të Inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa po ashtu gazetarja, e fton kryeministrin që të përballen në një debat kur të dojë ai. Më tej ajo i “kujton” kryeministrit se “në Durrës ka 1500 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë nën ujë“.
Postimi i plotë i Lalës:
I paska dale gjumi mbretit lakuriq…o mbret qe sta tha njeri qe je lakuriq prej 14 vitesh.
Te sfidoj te me dergosh nje foto te inceneratorit te Tiranes qe na ka gllaberuar mln euro.
Pastaj me etiketo si te duash. Lekura sholle na eshte bere nga balta juaj!
Nese ke kurajo perballem ne debat kur te duash!
PS. Mos harro ne Durres ke 1500 shtepi dhe mijera hektare toke nen uje. Presin demshperblim



