1.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Rama është i dërguari i Zotit” – Kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

    I papërmbajtshëm dhe me nota hyjnizimi ka qenë fjalimi i ditës së djeshme i kandidatit për deputet të PS-së në Elbasan, Shkëlqim Bullarit.

    Teksa shprehej se zona që mbulon, Cërriku më 11 maj do të votojë numrin 5, ai nuk nguroi ta lartësonte kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si strateg.

    Jo vetëm kaq, por Bullari e ngriti Ramën në lartësinë e një “mesie” duke thënë se atë na e zbriti Zoti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, e për t’ia ndryshuar pamjen vendit.

    Cërriku e ka ndarë mendjen voton numrin 5, voton strategun tonë Edi Rama që Zoti na e zbriti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t’ia ndryshuar pamjen Shqipërisë sonë”, tha kandidati Shkëlqim Bullari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit