Alex Soros ka ndarë foto nga festa e ditëlindjes së 59-të të kryeministrit Edi Rama.
Djali i miliarderit me orgjinë hungareze, George Soros, i cili gjithashtu është përzgjedhur të drejtojë perandorinë ekonomike të të atit, postoi fotot nga festa në rrjetet e tij sociale.
“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh–falë lidershipit të Edi Ramës.
Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingulli në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Tirana, Shqipëri!”, shkruan ai.
Soros dokumentoi çdo moment të takimeve të tij në rrjetet sociale, madje edhe mëngjesin ekskluziv me Ramën dhe Clinton.
Por të tre nuk ishin vetëm. Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e “Model Management”, bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit.




