16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rama: Gaz Bardhi, i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë në mbrojtje nga Helsinki, prej sulmit të një gruaje

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita.

    Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.

    Rama ironizoi më tej Bardhin duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një grua, duke iu referuar këtu ‘betejës’ online që është zhvilluar mes deputetes së PS Zegjine Çaushi dhe Bardhit.

    “Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier. Gazi i Zegjinesë, që për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit