28.5 C
Tirana
E enjte, 11 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, propozon Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë

    Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së kryetarit aktual Erion Veliaj.

    Kjo u bë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë socialiste.

    Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, Rama renditi arritjet e Manastirliut në postet që ka mbajtur deri tani.

    “Qytetarët e Tiranës nuk munnd të presin më as shtatë ditë të tjera pa e ditur se çfarë do bëhet me drejtimin e bashkisë.  Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.

    “Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet.

    Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë.

    Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, u shpreh kryeministri.

    Kandidimi i Manastirliut vjen vetëm një ditë pasi SPAK çoi për gjykim dosjen e kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit