12.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama i ka “problemet” me pronarët, jo me gazetarët

    Organizata ‘Reporterët pa kufij’ (RSF) ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit hodhi poshtë raportin e kësaj të fundit, se gazetarët në Shqipëri dhunohen dhe kërcënohen.

    RSF sjell tri raste, për të treguar se konstatimet e saj janë të vërteta, për të përgënjeshtruar Ramën.

    Dhe të tri rastet kanë të bëjnë me gazetarë të televizionit të familjes së Sali Berishës.

    Ato kanë të bëjnë me një gazetare, që Rama e ka çuar në “embargo” për “riedukim”, e cila sa herë Rama del në konferencë për gazetarët, nuk flet si gazetare, por si përfaqësuese e familjes Berisha.

    Ndaj të thuash se Rama ka dhunuar një gazetare, kur në fakt ajo shkon në konferencë si përfaqësuese e familjes Berisha dhe ngre si shqetësim pikërisht hallet e kësaj familje, duket e ekzagjeruar.

    Tani Rama njihet për arrogancën e tij me gazetarët kur i ka përballë, të cilët i tall dhe bullizon, port ë marrësh rastin e punonjëses së familjes Berisha dhe ta paraqesësh si dhunë ndaj gazetarëve, nuk është serioze.

    Sidomos kur bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare, e cila pretendon se është serioze (edhe pse dihet në fakt, që shumica e këtyre raporteve për organizatat ndërkombëtare, bëhen nga vetë shqiptarët).

    Po, është e vërtetë që Rama ka probleme me mediat, por ai i zgjidh ato me pronarët e tyre.

    Sa për gazetarët, problemin e kanë me pronarët, jo me Ramën, që ca, si rasti i familjes Berisha, i çojnë si kamikazë përballë Ramës, ca të tjerë si pula!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit