27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama i mbylli sytë Kurtit, Vetëvendosja reagon me gojën e kandidatit të saj në Tiranë: Ata që të prekin vend e pa vend, duan të të kontrollojnë

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, Bojken Abazi, ka reaguar për “lojën” e kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar, Albin Kurti gjatë kongresit të partive progresiste europiane në Berlin.

    Përmes një postimi në Facebook, Abazi ironizon gjestin e kryeministrit,  duke shkruar “pas përqafimit prej boksieri, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa”, duke shtuar se ata që të prekin vend e pa vend, duan të të kontrollojnë.

    “Pas “përqafimit prej boksieri” dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova.

    Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar”, shkruan Abazi.

    Në Berlin, Rama nuk kurseu batutat as me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti të cilit i mbylli sytë gjatë kongresit të partive progresiste europiane, duke i kërkuar ta identifikojë.

    Rama e pyet: Gjeje kush jam unë?

    Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit se kush ndodhej pas tij.

    E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna.

    “Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti, Ramës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit