E ndërkohë që zhurma është ende prezente për Lamborghnin me të cilën reperi Noizy vendosi që të shkonte në takimin e kryeministrit Edi Rama në “Rrugën e Arbrit”, “bisha” më e re e artistit është duke ardhur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një Lamborghini Urus e vitit 2025 e cila kushton plot 241 mijë dollarë! E shumë pak ditë do që “bukuroshja vjollcë” të “zbarkojë” pikërisht në garazhdin e reperit, për t’iu bashkuar kështu koleksionit të automjeteve të tjera luksoze të Noizyt.
Makina Lamborghini Urus e vitit 2025 është një nder automjetet e cila ka bërë që sytë e të gjithë të apasionuarve të kthehen nga ajo. Përveç sistemit hibrid të fuqisë, Urus SE vjen për herë të parë me versionin e ri të modifikuar.
Kjo përfshin dritat e përparme LED me matricë adaptive, një kapak të motorit me kupolë elektrike, një derë të ridizenjuar, parakolpë dhe difuzorë të ridizenjuar, më shumë grafika në formë Y-je dhe vjen me mbi 100 ngjyra të ndryshme.