“Nëse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE konsiderohet i largët, por ajo që duhet të bëjë BE është të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi me Ballkanin sa i takon fondeve”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”.
“Gjërat janë shumë të qarta, duhet të jemi të hapur të diksutojmë çështjet reale pa u fshehur. Ajo çfarë kemi kaluar deri sa çelëm bisedimet, për të patur një realitet, ndërkohë Këshilli ka një logjike krejt ndryshe, nuk ka rëndësi nëse ke përmbushur detyrimet, nese ka zgjedhje ne një vend, nuk e merr.
Na është thënë duhet të bëni më shumë për korrupsionin, duhet të bëni më shumë për këtë e atë, jo ne kemi bërë saktësisht atë çfarë duhet të bënim, për aq sa ka vlerësuar KE. Ndaj më mirë të na thonë, po jeni shumë mirë por në këtë moment ne kemi problemet tona dhe nuk mund ta bëjmë. Ju përmendët lodhjen nga zgjerimi, në rregull ne nuk po vrapojmë, që të bëhemi shtete anëtare të BE.
Jam pjesë e asaj që mendon se kur nuk funksionon me 27 vende si do të funksionojë duke u anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit, ndaj le të hapim një bisedim të qartë për të thënë jo, gjejmë dicka ndryshe. Por duhet të hyjmë në një marrëdhënie të re, jemi të prirur të pranojmë se koha kur do jemi në tryezën e BE do jetë e largët, por ajo që duhet bërë tani është që BE të hape një erë të re bashkëpunimi sa u përket fondeve, në të kundërt nuk do të ketë asnjë të ardhme për sigurinë e stabilitetin e Ballkanit, dhe nëse Ballkani kollitet për BE kjo është pneumoni”, tha Rama.
Rama u shpreh se ishte ende me flokë kur u premtua integrimi në Bashkimin Europian ndërsa sot kjo nuk është bërë ende realitet.
“Ky komunitet europian duhet të nisë të artikulojë në mënyrë reale, jo vetëm si vizion. Por duhet të bëjmë diçka. Ne po avokatojmë gjithmonë e më tepër, dhe po flas për Shqipërinë, por shpresoj që edhe të tjerët të përkrahim atë për të cilën flasim. Tregohen ndryshe për Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet të kërkojmë leje drejtimi të makinës pa mësuar si ta drejtojmë këtë makinë me shpejtësi të plotë. Të bëjmë diçka ndryshe.
Nuk është paradhoma e integrimit, është paradhoma e depresionit. Ne e dimë si shkon. Në Selanik Dimitri kishte të gjithë flokët. Aty u tha se do të ishim në BE para se unë të humbisja flokët e mi. Jemi këtu dy burra pa flokë, sepse ne besuam në këto gjëra. Kemi nevojë të jemi realistë, të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Kur them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë janë holandezët kur kanë zgjedhje”, tha Rama.