Ylli Rakipi bën çdo të hënë dhe të enjte emisione kritike me Edi Ramën.
Ai shfaqet si një ndër gazetarët më të egër ndaj kryeministrit.
Por kur është fjala për ndonjë drekë a darkë, është ndër të parët që i shkon.
Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë.
Rakipi është shfaqur krah Mentor Nazarkos, në iftarin e shtruar nga Rama.
Ky i fundit e ka ulur krah disa vajzave aziatike, që nuk dihet se kush ishin dhe çfarë përfaqësonin.
Duke qenë se Ylli nuk di as anglisht dhe as ndonjë gjuhë aziatike, me siguri që është kënaqur veç me ushqimin. (Thuaje.al)



