Kryeministri Edi Rama, teksa preku temën e emigracionit në podkastin “Flasim”, u shpreh se të rinjtë kanë të drejtën e tyre të ikin dhe të provojnë jetesën në një shtet tjetër.
Por, kreu i qeverisë theksoi se gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë se sa është paga, teksa shtoi se “nuk bëjnë llogaritë se sa i ngelet nga rroga e tyre”.
Rama u shpreh se jetesa në Itali është vështirësuar shumë, ndërsa theksoi se me 1500 euro rrogë duhet të ndash shtëpinë, ndyshe, sipas tij, nuk merr dot shtëpi tënden me qira.
“Është vështirësuar Italia shumë. Nuk e di, ndoshta këta që ikin duan ta provojnë, kanë të drejtën e tyre.
Gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë “Sa është rroga”, kaq dhe nuk bëjnë llogaritë se sa ngelet nga rroga.
Me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë se ndryshe nuk merr dot me qira një shtëpi tënden”, tha Rama.