7.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama kërcënon ata që hedhin plehra në rrugë: Do t’ju tregojmë vendin

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ndëshkimesh ligjore për të gjithë ata persona që hedhin plehra në rrugë.

    Rama ka ndarë disa foto në Facebook ku shihen rrugë të cilat janë me plehra në Gjirokastër, teksa shkruan se nuk mund të tolerohet “sjellja e egër” e një pakice, e cila përmes veprimeve të tilla dëmtojnë imazhin e “Shqipërisë së rilindur nga turizmi”.

    #ShqipëriEPastër

    Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash

    Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë

    Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM

    #VetëmPërpara”, shkruan Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit