4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama mban me të mirë “patronazhistët”, iu çon pica natën vonë

    Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka shkuar mbrëmë vonë në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 14, ku ka shpërndarë dhe pica.

    “Celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan ai, ndërsa ka shpërndarë një video nga takimi i papritur.

    Rama: Ju ç’po bëni aty me se merreni?

    I riu: Ne jemi duke punuar me të rinjtë. Jemi duke identifikuar votuesit për herë të parë.

    Rama: Prit se kam një dhuratë për ju.

    Kryeministri shfaqet me disa pica dhe i shpërndan tek anëtarët që ishin prezent.

    Gjatë momentit të konsumimit të picës Rama ka shkëmbyer batuta me të pranishmit, tek shpërndanin copat e picës.

    Rama: Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur (fjala për ministrin e Brendshëm)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit