8.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama me studentët britanikë: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’u mbrojmë nga Putin

    Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

    Kjo e fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër.

    Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

    Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

    Duke u ndalur tek largimi i të rinjve, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot njerëzve qëndro këtu pasi ke një të ardhshme të shndritshme, por ato janë të lirë të lëvizin kudo që ato duan.

    ‘E di që nuk është korrekte për mua, por nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo.

    Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo! Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro.’- tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit