17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama merr në mbrojtje Erion Veliajn pas arrestimit dhe sulmon Altin Dumanin

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.

    Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

    “U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.

    Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.

    Drejtësia e re ka hyrë tani në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shpresim dhe opionionet kritike që janë të domosdoshme”,- u shpreh Rama.

    Gjyq i çuditshëm

    Kryeministri Edi Rama tha se procesi hetimor ndaj Erion Veliajt është shumë i çuditshëm.

    “Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht.

    Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq.

    Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

    Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.

    Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.

    Rama sulmon Altin Dumanin

    Kryeministri Edi Rama komentoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë bashkëbisedimit me komentuesit online.

    Ai tha se Dumani ka pasur dosjen e “21 janarit” për hetim, para reformës në drejtësi, por nuk e hetoi atë.

    “Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori e zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit.

    Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t’i ketë dalë emri sic i ka dalë tani?

    Jo, se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa, drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit