10.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rama: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi hakmarrës të mëdhenj. Janë inatçinj, jo si unë! Merrini seriozisht

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se “janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”.

    “Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në rubrikën “Sy m’Sy”.

    Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”.

    “Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.

    Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit