8.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama nderohet me medalje nga Izraeli

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Ky çmim u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

    Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.

    “Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.

    Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës.

    Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.

    Rama nga Izraeli: Ne pranuam të dorëzojmë arin te nazistët, por jo hebrenjtë         

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë medalje nuk po e merr në emër të tij, por në emrin e të gjithë shqiptarëve.

    Nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët vunë veten dhe jetë në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vendin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj.

    Ndryshe nga vendet e tjera Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, mbrojtje dhe për të qenë të sigurt.

    Nuk mund të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë kur udhëheqësit fetar, u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje dhe dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrenjve, dhe ata thanë mund të ‘merrni floririn por hebrenjtë janë tanët dhe do t’i mbrojmë’. Ata nuk bashkëpunuan me nazistët”, tha Rama ndër të tjera.

    Edi Rama për luftën Izrael-Hamas: Me ta nuk ka paqe, janë nazistë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Irazel për nderimin nga presidenti Isaac Herzog, ka folur dhe për luftën në Gaza.

    Në fjalën e tij, Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por sipas tij për luftën Izrael-Hamas nuk ka zgjidhje pasi ata janë nazistë.

    “Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.

    Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, është shprehur Rama në fjalën e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit