Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani, e para takimit me Rishi Sunak, ka dhënë disa intervista me mediat e njohura.
‘Daily Mail’ ka zbardhur intervistën që Rama ka dhënë sot për “Today” të BBC Radio 4. Gjatë kësaj interviste, Rama dënoi deklaratat e përdorur nga politikanët britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.
I pyetur nëse po kritikonte mënyrën sesi politikanët britanikë i kanë përshkruar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani përmes La Manshit, apo stereotipizimin e shqiptarëve, Rama u përgjigj: “Të dyja janë të vërteta.” Rama kërkoi nga britanikët që të mos lejojnë që “disa mollë të kalbura” t’i japin formë perceptimit të tyre për shqiptarët.
“Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.
Kujtojmë se deklaratat e Suella Braverman në tetor të vitit të shkuar shkaktuan përplasje diplomatike mes dy vendeve pasi, gjatë një fjalimi në Parlament, ajo foli “për kriminelë shqiptarë që po lejohen të futen në Britani.”