5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama nuk është i dëmshëm për ato që tha në Bruksel, por për ato që bën në Tiranë

    Nga Mentor Kikia

    Pashë shumë ngazëllim opozitar në rrjet pas reagimeve të MJ Bullgare, lidhur me gjuhën e përdorur nga KM Rama dje në Bruksel. Kishte akuza, sharje, deri dhe një kartelë mjeksore të kryeministrit Edi Rama, që justifikonte “rrebelimin” e tij.

    Në fakt, kush ka të drejtë, Shqipëria apo Bullgaria? Nëse me pyesni mua, unë them se ne ende nuk jemi gati, nuk e meritojme, te na i hapim negociatat.

    Por, nëse “letrat” dhe ato “formularët” që kërkon Brukseli, ne i kemi shkruar të gjitha, përse të mos i hapin negociatat? A është Bullgaria që po mban peng dy vende? Padyshim që po.
    Atëherë përse qenkan fyer kaq shumë ata burrat atje në Sofje? Mos duhej tu nisnim një telegram urimi? Mos duhej tu kujtonim se edhe bullgarët janë në NATO dhe BE për arsye strategjike, pasi për kushte, ende do të ishin në një nivel me Moldavinë.

    Tek e fundit, ne nuk kemi të drejtë të nervozohemi, kur na trajtojnë pa respekt dhe dinjitet? Unë mendoj se Rama nuk na bëri asnjë dëm që tejkaloi gjuhën diplomatike në Bruksel.

    Dëmin ai është duke na e bërë këtu, me ato që firmos. Me ligjet dhe vendimet. Me koncensionet, PPP-të, investitorët strategjike ku po investohet paratë e korrupsionit, dhe ekonominë që ia ka dorëzuar 5 njerëzve, me hajdutët që ka pas vetes, në kabinet dhe jashtë kabinetit. Dhe këtë duhet ta zgjidhim ne, as bullgarët, as europianët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit