17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rama nxjerr jashtë Kryeministrisë gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta

    Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame kryeministrin Edi Rama.

    Debati nisi për shkak të etiketimeve për drejtuesit e Syri Tv, një televizion të cilin Rama tha se pastron paratë e grabitura nga qytetarët.

    Gazetarja refuzoi akuzat e kryeministrit Rama dhe iu përgjigj flakë për flakë në një debat që zgjati për thuajse 10 minuta, kohë në të cilën Rama kërkonte të fliste por sapo merrte fjalën hidhte kunja dhe etiketime për median.

    “Qytetarëve unë u përgjigjem përditë nuk u përgjigjem përmes televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe të cilët gëzojnë imunitetin e dhunuesve” ishte fjalia e fundit e kryeministrit të cilës Ambrozia Meta iu përgjigj aty për aty:

    “Po ti tregoji qytetarëve ku shkuan 50 milion eurot e tunelit të Llogarasë!”.

    Pask kësaj, konferenca u ndërpre deri në nxjerrjen jashtë të gazetares.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit