Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra pak ditë më parë në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.
Kryeministri tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.
Ai shtoi se bizneset hoteliere nuk duhet të përdorin kazanët për mbeturinat e tyre, por duhet të organizohen dhe të koordinojnë oraret me bashkitë për t’i nxjerrë ato më vete.
Një nga bashkitë kryesore të bregdetit, si dhe bizneset hoteliere të zonës, duket se ende nuk e kanë marrë seriozisht paralajmërimin e Kryeministrit.
Kjo foto e realizuar dje tregon gjendjen e mbeturinave në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Sarandës, përballë hotelit të njohur Boungainville.