13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama, propagandë me pagat – Ndërkohë që mësuesit s’kanë marrë ende shtesat e prillit 2023, flet për rritje në 2024-ën

    Mbi 30 mijë mësues do të përfitojnë rritje rroge me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm sipas kryeministrit të vendit Edi Rama.

    Me të gdhirë, Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale se “me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues”.

    Por, të njëjtën gjë deklaroi edhe në prill të 2023 para zgjedhjeve lokale, kur në çdo dalje publike fliste për rritje rrogash për mësuesit, policët, mjekët, etj…

    Ndërkohë që për deputetët dhe administratën, shtesa e pagës u aplikua që në muajin maj të 2023-it, policëve iu desh të prisnin muajin gusht, ndërsa mësuesit janë ende në pritje…

    Kur ministrja e Financave u pyet në muajin qershor se përse mësuesit nuk kishin marrë ende shtesat, përgjigja që mori ishte: “Nuk është për mungesë fondesh, por për çështje burokratike dhe rakordimi i shtesave sipas vjetërsisë në punë nga zyrat vendore arsimore”.

    Nëse do e merrnim të mirëqene këtë, atëherë mund të themi se zyrat vendore, ministria dhe gjithë zinxhiri shtetëror ka “mbetur në klasë”, është i paaftë të bëjë përllogaritjet e pagave të mësesuve që po presin prej 7 muajsh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit