31.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama revoltohet me britanikët: Jam i neveritur, krenar për Armando Brojën dhe çdo shqiptar që punon e kontribuon në Britani

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një videomesazh të futbollistit shqiptar Armando Broja dhe shprehet se ndihet krenar për të, por edhe për çdo shqiptar që punon dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Krenar për ty

    armandobroja9 dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet”, shkruan Rama.

    Rama ka dhënë dhe një intervistë për BBC, ku  i është përgjigjur sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman e cila ka thënë se duhet përshpejtuar largimi i shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar.

    Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjelljen e ksenofobisë, ndërsa thotë se  është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe.

    “Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve.

    Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion.

    Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”, tha Rama.

    Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit