9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama revoltohet me SPAK: Durimi im po soset, duhet të hetoni Berishën dhe Metën

    Në fjalën e e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama i tërhoqi sot sërish vëmendje SPAK-ut. Ndërkohë, që në Kongresin e PS, në 9 prill i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë ish-kryeministrin Sali Berishë për akuzat e DASH, të njëjtën gjë shprehu sot për Ilir Metën. Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.

    “Jo unë por e gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë Ilir Metën para SPAK.

    Kur e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, unë personalisht e kam udhëhequr, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim, të asnjë neni, që gjithkush këtu, edhe juristët tanë kanë pasur rezerva.

    Për hir të së vërtetës, jam para faktit se ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, janë sot të paprekur, të gjithë, dhe merren me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditës jeton në një apartament të kohës së diktaturës.

    Për të mos folur pastaj për këtë non gratën e madhe, bashkë me shpurën e tij, që na treguakan se nuk ulen me ne për të biseduar për presidentit, po nuk ua dhamë atyre Presidencën.

    Këtu është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash, se një nuk mjafton.

    Non grata nuk është një problem i Amerikës, është një problem i Shqipërisë, nuk është një hall i Amerikës, por i Shqipërisë.

    Të hetohet kushdoqoftë që i përket kësaj bashkësie politike, bujrum çojini, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë  vend, dhe ju skualifikoheni deri tani.

    Dhe kualifikimi i të keqes është se e keqja do të na vërë përfund sërish këtë vend, siç e kishte vënë përpara se të krijoheshit ju.

    PS nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë. Kemi mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm për reformën në drejtësi, nuk gjendet një diskutim ku të jetë vënë në dyshim qendrimi ynë në raport me këdoqoftë për të cilin drejtësia ka llogari për të bërë.

    Nuk kemi bërë as gëk as mëk, kur është dashur të merret para drejtësisë secili prej nesh. Tani nuk mban më përballë kësaj tallje të madh, kjo është shumë tallje e madhe”, deklaroi Rama.

    “Duket se nuk ka as vullnet per ta perdorur dinamitin per peshkaqenet.

    Durimi yne po soset, i imi po nje here, i juaji ka kohe qe eshte sosur, po e di e ma vini fajin mua.

    Kjo do te thote qe SPAK e te gjithe ata te interesuar duhet te kujtohen qe ne nuk e kemi humbur gojen, e kemi ne vend.

    Fakti qe nuk kemi folur as per ate arken e poshkut, shtrenguam dhembet e beme nje pershendetje, nderkohe turpin tjeter te Dvoranit nuk e kemi thene ndonjehere, po e them une ketu.

    Ka dhe turpe te tjera te medha shume keshtu qe thirrja ime ne emer te te gjitheve juve, te kesaj partie, nuk eshte thirrje partiake, por thirrja e forces qe e ka udhehequr e qe e garanton reformen ne drejtesi, e qe nuk do i behet mburoje askujt qe duhet te perballet me drejtesine, eshte zonja e zoterinj te SPAK, zgjohuni e dilini ne mbrojtje te Shqiperise se Shqiperia sot eshte e turperuar perpara nje non grate, nje te vdekuri qe i ben karshillek ketij populli e dynjase. Kete turp ka vetem nje qe duhet ta mbaje, SPAK e askush tjeter.

    Revolta ime nuk eshte se po na ofendohet Amerika po se po fyhet Amerika, Jo, fare, eshte se po sfidohet drejtesia e po deligjitimohet SPAK e gjithe sistemi i ri i drejtesise qe kane ngaterruar detyrat e KLSH me detyrat e Prokurorise Speciale”, vijoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit