Në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve lidhur me pyetjet e tyre për tunelin e Murrizit që u hap dje.
Por një ndër komentet për Ramën kishte lidhje me veshjen që kryeministri kishte sot gjatë inaugurimit të tunelit.
Ndjekësi e pyeti se sa kushton pallto. “Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?”, shkruan ndjekësi.
Rama tha se pallton e ka blerë 20 vite më parë në Gjermani, teksa i kërkoi komentuesit që mos merret me muhabete rrobash.
“Nuk të vë faj, se ça bën se s’ka ça bën njeriu kur i ha gënjeshtrat si manaferra që shijojnë prej qejfit.
Ty të kanë gjetur të uritur për gënjeshtrën e radhës, bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pi verën 33 mijë euro shishja.
Ti thua s’po gjen dot pallton si e imja se demek është jashtë serie. Jo mor vlla, nuk e mbaj mend sa bënte e kam blerë në Gjermani para 20 e ca vjetësh, ndaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit.
Po ta më dëgjosh mua, mbahu pak më mirë nga goja mor burrë, se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit”, tha Rama.