Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste mediatike, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.
Rama tha se rasti i Veliaj nuk duhej të merrej në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës për shkelje të Kushtetutës.
“A duhet të futej ta merrte Gjykata Kushtetuese si rast? Pasi ne nuk e kemi shkarkuar për shkelje të Kushtetutës, ai thjesht nuk ka ardhur në punë dhe nuk është mundësuar që të vi në punë, ama puna duhet bërë”, tha kryeministri.
Po ashtu Rama tha seme vendimin që mori, Gjykata Kushtetuese duhet ta kthejë në detyrë Veliajn.
“Unë di që Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa zgjedhje. Ose në rastin më te saktë, la në detyrë atë që e ka të pamundur për të bërë detyrën. Po GJK duhet të bëjë hapin e dyte dhe ti japi mundësinë që të bëjë detyrën.’, tha Rama.



