22.5 C
Tirana
E martë, 22 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama sulmon analistët: Çmenduri çfarë shohin çdo natë në TV shqiptarët

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar mengjesin e sotem sondazhin ne Top Channel te nje nate me pare.

    Ne nje bashkebisedim me ndjekesit, Rama u shpreh:

    “Mirëmëngjes me 5, mirëmëngjes nga Gjirokastra. Jam këtu sot me skuadrën e Gjirokastrës, për të bërë një sërë takimesh. Dua ta filloj me dikçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive. 

    Hyra në Youtube për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. 

    Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese, ai jo. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit. 

    O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. 

    Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. 

    Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhur, 50 perqind mendojnë kështu. 

    O ç’më kanë dëgjuar veshët, disa individë aty. Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. 

    Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them”, theksoi Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit