11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rama sulmon prokurorin e Hagës, që kërkoi 180 vjet burg për drejtuesit e UÇK: Çfarë idioti ndërkombëtar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj prokurorit të Hagës, duke e cilësuar atë si “idiot ndërkombëtar”.

    Ky reagim i Ramës ka ardhur pas qëndrimit që mbajti një ditë më parë prokurori në fjalë, për ish-krerët e UÇK-së, veçanërisht për Hashim Thaçi.

    Në videon e publikuar nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, prokurori shprehej se disa figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë James Rubin dhe Wesley Clark, nuk kishin arritur të kuptonin realitetin e luftës në Kosovë, duke pretenduar se Hashim Thaçi kishte maskuar atë që ndodhte në terren.

    “Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK. Veçabërisht Rubin dhe Clack nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë. Nuk u përballen me atë që dëgjoi ky trup gjykues.

    Kryekomandanti i identifikuar i UÇK, mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtronte komandon sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë, flet për shumëllojshërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës kombëtare humanitare.”,thuhej në deklaratën e prokurorit të Hagës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit