13.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama tallet me Bashën: Luli ka lindur për influencer, jo për politikë

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shtabin elektoral të PS në Njësinë 2 në Tiranë, tha se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishte më e forta që ai ishte përballur ndonjëherë.

    Duke krahasuar opozitën e sotme me atë të 2021, Rama u shpreh se lista e PD për zgjedhjet e 11 majit nuk do të arrijë votat e mëparshme, pasi atëherë kishte arritur kulmin.

    Në mënyrë ironike, ai e quajti Bashën “influencer të lindur” dhe shtoi se lista aktuale e PD është e mbyllur për opozitë.

    “Këta të Lulit… Tani që u ngjall Luli… mezi e ngjalla dreqin. Ishalla s’po ma zë gjumi rrugës. Ai për influencer ka lindur, jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe i ngeli në dorë. Në 2021 ata ishin më të organizuar se asnjëherë tjetër, ndërsa në 2023 ishin si ‘Estrada e Ballshit’. Ata nuk do të arrijnë më atë rezultat,” tha Rama.

    Gjithashtu, ai ironizoi Berishën, duke thënë se opozita është e ndarë dhe nuk ka deputetë që duhen. “Bufi futi të gjithë faunën e ngushtë dhe e mbylli. Ata nuk marrin më. Harroje,” përfundoi Rama.

    “Këta të Lulit. Tani që u ngjall Luli.. Mezi e ngjalla dreqin. Ishalla s’po ma zë gjumi rrugës. Ai për influencer ka lindur jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe I ngeli në dorë. Megjithatë nga 2013 deri në 2023 Partia e drejtuar prej tij në 2021 ka qenë më e forta që unë kam parë. Në raport me vetveten aty ata kanë qenë më të organizuar se çdo herë tjetër. Në 2023 ishin ‘Estrada e Ballshit’, në 2021 ishin më mirë se asnjë herë tjetër. Nuk kanë për të arritur ata rezultatin e artistit. Me thënë të drejtën. Është e vërtetë.

    Plus që po të shohësh lista e tyre e mbyllur është listë për opozitë. Bufi futi të gjithë faunën e ngushtë dhe e mbylli. Ata do të jenë si sahatët e vjetër që vjen ora e del bufi.. kuku kuku.. e mbyllet dera. Nuk ka aty deputeti që duam. U futën të shkretët në primare, thanë erdhi demokracia, por më pas e panë veten të hedhur ca në kënetë e ca jashtë. Këneta nuk rritet asgjëkundi krahasuar me 2021. Që nga 2015 e këtej është niveli më i lartë që mund të arrinte këneta. Ata nuk marrin më. Harroje”, tha Rama.

    Pas ftesës që i bëri për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, kryeministri pati një tjetër mesazh për Dashnor Sulën, duke vendosur theksin te pesha e tij elektorale si individ në Peqin.

    “Dashi nuk është i kënetës, është gjel deti. Nuk e mbante dot këneta Dashin. Ai është gjel deti me garderobë më vete. Në Peqin ka respektin e njerëzve”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit