24.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rama zyrtarizon Veliajn për Tiranën: Do i shkatërrojë këto pjellat e primareve të PD-së

    Kryeministri Edi Rama është pyetur për kandidatin që socialistët do të nxjerrin për Bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet e 14 majit. Nga përgjigja e tij, kryetari i PS la të kuptohet se Erion Veliaj do të rikandidohet.

    Pas insistimit të moderatorit Sokol Balla, kryeministri tha se Erion Veliaj do të shkrijë çdo kandidat që del nga primaret e Partisë Demokratike.

    “Nuk e di a është Erioni apo jo kandidat, por di që Erioni do jetë kryetar bashkie, por çafarëdolloj pjelle të nxjerrin pseudo primaret, Erioni do e shkrijë”, u shpreh Rama.

    Nëse mbetet kështu deri në fund, Erion Veliaj do të hyjë në garë për mandatin e tretë për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, si i zgjedhur i Partisë Socialiste.

    Pas atyre të vitit 2015, këto do të jenë zgjedhjet e radhës që Erion Veliaj do të ketë përballë një kandidat të opozitës.

    Në vitin 2019, opozita nuk u fut në zgjedhjet lokale dhe për rrjedhojë socialistët nuk patën kandidatë përballë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit