10.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rasti shokues: Gruaja tentoi të vriste shoqen që ngjante me të, për t’i vjedhur identitetin

    Një grua ruse e cila jetonte në Brooklyn, që dyshohet se u përpoq të vriste një shoqe që ngjante me të duke i dhënë cheesecake me një helm vdekjeprurës, në mënyrë që të mund të vidhte identitetin e saj, ka dalë përballë drejtësisë në një gjykatë në New York.

    Sipas hetimeve, Viktoria Nasyrova u përpoq të vriste Olga Tsvyk sepse “ajo ishte e dëshpëruar që të mos kthehej më në Rusi”. “Kjo grua sajoi një plan të ftohtë dhe të mirëllogaritur për të izoluar Olga Tsyvk dhe për ta helmuar, në përpjekje për ta vrarë dhe për të marrë identitetin e saj së bashku me sende të tjera me vlerë,” tha ndihmësprokurori i çështjes. “Ajo donte identitetin e saj.”

    Olga Tsvyk, e cila është nga Ukraina, ishte “objektivi i përsosur” për Viktoria-n sepse nuk kishte familje në SHBA. Olga, një estetiste që bënte qerpikët, u takua me Viktoria-n në sallonin ku ajo punonte në vitin 2016. Viktoria u bë kliente e saj dhe kishin një marrëdhënie të mirë.

    Në gusht 2016, Viktoria telefonoi Olga-n duke i thënë se kishte një problem urgjent me qerpikët dhe duhej të kalonte pranë shtëpisë së saj sa për t’ia rregulluar. “Dua të të sjell një cheesecake nga një furrë buke i famshëm,” i tha ajo estetistes.

    Ëmbëlsira ishte e lyer me fenazepam – një qetësues i fuqishëm i prodhuar në Rusi. Prokuroria tha se Viktoria vodhi pothuajse 4,000 dollarë, një çantë të kuqe, një unazë si dhe pasaportën ukrainase të Olga-s dhe kartën e autorizimit të punësimit të lëshuar nga autoritetet në SHBA. Ajo dyshohet se më pas inskenoi skenën e krimit për t’u dukur si një vetëvrasje. Olga u gjet në gjendje të rëndë, por shpëtoi.

    Viktoria gjithashtu kërkohet në Rusi për akuzën e vrasjes së fqinjës së saj 54-vjeçare, Alla Aleksenko në vitin 2014, e cila u gjet e djegur, por u identifikua përmes të dhënave dentare. Përpos këtyre, hetuesit thonë se ajo ka shënjestruar burra përmes aplikacioneve të ndryshme dhe më pas i ka droguar dhe grabitur.

    Vendimi për dënimin e saj do të jepet më 21 mars. Viktoria Nasyrova rrezikon deri në 25 vjet burg.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit