Sali Berisha njoftoi zyrtarisht kandidaturën e aktorit dhe artistit Florjan Binaj për zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë, duke e prezantuar atë si përfaqësuesin e mbështetur nga Partia Demokratike.
Gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, kreu i PD-së e cilësoi Binajn si “një artist të angazhuar dhe zë të fuqishëm të qytetarëve në mbrojtje të kauzave publike”.
“Ftoj aleatët, opozitarët dhe qytetarët që ta mbështesin këtë kandidaturë, që i bën nder kryeqytetit dhe çdo qytetari të tij,” – u shpreh Berisha, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të opozitës përballë sfidës së Tiranës.
Por ndërsa politika zhvillohej me tone serioze, rrjetet sociale “”u pushtuan” nga nje video e Luizit ku ai ndiqte me kureshtje fjalimin e Berishës dhe shpalljen e kandidatit. Në fund të videos, ai shtoi me stilin e tij karakteristik:
“Ua thash se tha emrin tim, për Zotin!” Kjo shprehje e shkathët e Luizit, duke lënë të kuptohej me shaka se për një moment kishte menduar se kandidati do të ishte ai vetë, u prit me entuziasëm nga ndjekësit.
Postimi gjeneroi komente plot humor, meme dhe shpërndarje të shumta në rrjetet sociale, duke kthyer momentin e politikës në një episod të paharrueshëm argëtues për publikun.
Ndjekësit e Luizit nuk kursyen batutat, duke e vlerësuar talentin e tij për të nxjerrë humor edhe nga situatat më serioze politike, ndërsa reagimi i tij bëri që shpallja e kandidaturës të merrte edhe një dimension të ri mediatik dhe virale.