16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Regjisori mendonte se po flirtoja me të”: Aktorja flet për ngjarjen që i ndodhi kur ishte 10 vjeç!

    Bella Thorne ishte e ftuar në podcast-in “High Low” të Emily Ratajkowski më 27 dhjetor dhe të dyja vajzat diskutuan mbi praninë e fëmijëve dhe rritjen e tyre në Hollywood.

    Në një klip, Thorne zbuloi se një regjisor dikur refuzoi audicionin e saj sepse mendonte se ajo po “flirtonte” me të. Bella ishte vetëm 10 vjeç!

    “Pra, ajo nuk mund të ecë përpara sepse një burri të rritur i duket sikur një fëmijë po flirton me të dhe kjo e vë në siklet”, u shpreh Torne.

    Emily, së cilës i duhej të pyeste disa herë me habi për moshën, e quajti incidentin si “të çmendur”.

    Ato gjithashtu vunë në dukje se si akuza kaloi nëpër njerëz të shumtë pa asnjë problem, përfshirë drejtorin e kastit, agjentin e Thorne dhe nënën e saj.

    “Nuk e di në ka një histori më të frikshme se kjo rreth Hollywood-it dhe pedofilisë, seksualizimit të fëmijëve”, shtoi Ratajkowski.

    Një vit më parë, aktorja ka treguar se është abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga mosha 6 deri në moshën 14 vjeçare. Ajo nuk e ka treguar se cili ishte dhunuesi i saj, por ka konfirmuar se është rritur me atë person.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit