31.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Reklama shokuese që trazoi rrjetin

    Dy reklama të Zara-s janë ndaluar për shkak të modeleve në to që duken “kockë e lëkurë”, raporton BBC.

    Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) tha se hijet dhe flokët e mbledhura topuz e bënin një modele të dukej “thatanike”, kurse poza dhe prerja e një këmishe në një foto tjetër shfaqnin klavikulat “e dala” të modeles.

    ASA vendosi që reklamat “e papërgjegjshme” nuk duhet të shfaqen më siç janë dhe Zara duhet të sigurohet që të gjitha imazhet “të  përgatiten me përgjegjshmëri”.

    Zara i ka hequr reklamat dhe ka thënë se të dyja modelet kanë certifikim mjekësor që tregojnë se gëzonin shëndet të plotë kur janë realizuar fotot.

    Dy reklamat shfaqeshin në aplikacionin dhe faqen e internetit të markës së veshjeve në një kolazh fotosh ku tregonin si dukeshin veshjet te modelet.

    Një reklamë ishte për një fustan të shkurtër dhe ASA tha se hijet janë përdorur për t’i bërë këmbët e modeles “dukshëm të holla”. Gjithashtu shtoi se pozicionimi i krahëve dhe bërrylat e bënin të dukej “pa proporcion”.

    ASA hetoi edhe dy reklama të tjera, por asnjëra nuk u ndalua.

    Zara vendosi t’i hiqte imazhet e sinjalizuara dhe tha se nuk kishte marrë ankesa direkte. Marka u shpreh për ASA se asnjë nga imazhet nuk ishte modifikuar përveç “disa gjërave të vogla me ndriçimin dhe ngjyrat”.

    Më pas shtoi se kishte ndjekur rekomandimet e një raporti të quajtur Fashioning a Healthy Future të publikuar në vitin 2007 nga UK Model Health Inquiry.

    Zara tha se zbatoi specifikisht rekomandimin tre të raportit ku thuhej se modelet duhet “të paraqesin një certifikatë mjekësore që dëshmon gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët ekspertë në dallimin e çrregullimeve të të ushqyerit.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit