5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rekordi i zi, 14 muaj radhazi me Covid

    Kur Muzaffer Kayasan u infektua me Covid-19, mendimi i tij i parë ishte se do të vdiste, pasi vuante edhe nga leucemia. 14 muaj më vonë, ai është ende gjallë dhe ende pozitiv me koronavirus.

    56-vjeçari turk mban rekordin kombëtar për personin e infektuar më gjatë me virusin vdekjeprurës dhe doktorët shpjegojnë se kjo gjë ka ndodhur për shkak të sistemit të tij të dobët imunitar, për shkak të sëmundjes që kishte më parë.

    “Besoj se mua më ka zënë versioni femëror i Covid, është fiksuar fare me mua”, tha me shaka burri turk për Reuters.

    9 muaj në spital dhe 5 muaj i mbyllur në shtëpi, e kanë izoluar 56-vjeçarin nga bota, përfshirë edhe mbesën e tij të vogël, e cila qëndron në oborr kur e viziton.

    Pacientët me koronavirus që kanë imunitet të dobët janë shumë të rrezikuar për një infektim afatgjatë, sipas një studimi të publikuar nga “Neë England Journal of Medicine”. Madje, ata nuk prodhojnë dot antitrupa edhe pas marrjes së dy vaksinave.

    Gjithsesi, fakti që Kayasan rezulton gjithmonë pozitiv, nuk e lejon të vaksinohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit