21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rektorit të Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku, i sekuestrojnë telefonin sa kalon check-in në Rinas

    SPAK ka hapur një dosje korrupsioni për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

    Burime ekskluzive për Vox News thonë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndaluar në Rinas rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

    Ky i fundit është ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin.

    Burimet bëjnë të ditur se rektori Bardhi është shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.

    Ndërkohë, agjentët e BKH kanë bllokuar edhe celularët e tre dekanëve dhe shefit të Financës të Universitetit Bujqësor.

    Ditë më parë, BKH ka sekuestruar celularë edhe në ministrinë e Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku, si dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

    ekuestrimet e celularëve janë bërë në dyshimet për korrupsion.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit